Aktualitet

Vazhdon moti i paqëndrueshëm në territorin shqiptar!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Fillimisht, moti ishte me vranësira mesatare deri të dendura e më pas me kthjellime të pakta kalimtare.

Nga orët e mesditës e në vazhdim pritet shtim i vranësirave mesatare deri të dendura. Do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet kodrinore-malore këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave.

Për një periudhë të shkurtër kohore, intensiteti i këtyre reshjeve do të jetë deri mesatar, shoqëruar dhe me shkarkesa të forta elektrike e breshër. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje e me shpejtësi mesatare deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
16/29
Diell re shi

Kukës
13/24
Diell re shi

Lezhë
17/28
Diell re shi

Dibër
12/23
Diell re shi

Durrës
16/27
Diell re shi

Tiranë
16/28
Diell re shi

Elbasan
15/29
Diell re shi

Berat
15/28
Diell re shi

Vlorë
16/28
Diell re shi

Korçë
10/19
Diell re shi

Gjirokastër
12/26
Diell re shi

Sarandë
15/26
Diell re shi