Aktualitet

Vazhdon pikiata e euros, zbret në 116.61!

Kursi i këmbimit të euros me lekun theu sot një barrierë të re në rënie, teksa leku forcoi pozitat edhe me monedhat e tjera të huaja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro zbriti të hënën në kuotën e 116.61 lekëve, duke u nënçmuar me 0.24 lekë, krahasuar me fundjavën.

Dollari amerikan humbi terren me 1.27 lekë dhe zbriti në nivelin e 113.83 lekëve. Paundi britanik dhe franga zvicerane u nënçmuan respektivisht me 0.48 lekë dhe 0.81 lekë. Monedha britanike këmbehet me 137.12 lekë dhe ajo zvicerane këmbehet me 118.22 lekë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj:

Dollari Amerikan USD 113.83 -1.27

Euro EUR 116.61 -0.24

Paundi Britanik GBP 137.12 -0.48

Franga Zvicerane CHF 118.22 -0.81

Jeni Japonez (100) JPY 83.48 -0.25

Dollari Australian AUD 79.11 -0.49

Dollari Kanadez CAD 88.41 -1.05

Korona Suedeze SEK 11.22 0.00

Korona Norvegjeze NOK 11.52 0.00

Korona Daneze DKK 15.66 -0.04

SDR SDR 149.73 -1.66

Ari(OZ 1) XAU 197072.74 -1,347.00

Argjend(OZ 1) XAG 2134.30 -28.43

Juani Kinez (onshore) CNY 16.87 -0.14

Juani Kinez (offshore) CNH 16.87 -0.12

Lira Turke TRY 6.38 -0.10