Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

Vazhdon të jetë në gjendje jo të mirë shëndetësore, çfarë po ndodh me Ronela Hajatin?

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

Prej disa ditësh Ronela na ka treguar se gjendja e saj shëndetësore nuk ka qenë e mirë, por kjo nuk e ka ndaluar që të vazhdojë koncertet dhe projektet e saj të mëdha. Duket se ende këngëtarja nuk e ka marrë veten dhe ende vazhdon që të jetë e sëmurë. Këtë na e ka treguar edhe ditën e sotme me anë të një Instastory, ku ka treguar dy qese me ilace dhe shkruan:

Me ilaçet për ftohje si keni qenë?

Një sakrificë që artistja ka bërë së fundmi zgjodhi ta ndajë edhe me ndjekësit e saj, ku na ka treguar se do të performonte në koncert edhe pse nuk ishte aspak mirë nga ana shëndetsore dhe me sy të enjtur. Megjithatë kjo nuk e ndaloi këngëtaren të bëjë atë që di të bëjë më mirë dhe shkëlqeu në koncert. E pas mbarimit të koncertit Ronela ka postuar disa foto të saj, ku dhe ka shkruar disa fjalë.

Kënga e parë që Ronela publikoi për këtë verë është shumë e veçantë pasi teksti është në gjuhën italiane, një super surprizë kjo nga artistja. Pas ‘Caramel’, Ronela publikoi ‘Valle’, një projekt që bëri shumë bujë para se të hidhej në YouTube nga veshja si nuse e bukuroshes por një nuse ndryshe me fustan të zi. Kënga ka një muaj që është publikuar dhe ka afro 3 milion klikime.