Aktualitet

Vdekja e çiftit shqiptar në New York, reagon motra e Ornelës: Florindi i mori jetën në mënyrë makabre, vuante nga çrregullime mendore!

Ende mbetet mister arsyeja e vdekjes së çiftit shqiptar Florind Belliu dhe Ornela Shehit në New York. Media amerikane New York Post ka publikuar të tjera detaje, ku shkruan se kamerat në zonë kanë filmuar tragjedinë dhe fillimisht është parë duke rënë nga ballkoni i katit të gjashtë, 28-vjeçarja Shehi dhe më pas Belliu, të cilët gjetën vdekjen.

Aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e Ornela Belliu prej disa vitesh jetonin në shtetet e bashkuara të Amerikës. Në Shqipëri, Belliu ka qenë aktor, ndërsa përmes kërkimeve në internet rezulton se në New York ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme.Çifti kishte dy fëmijë, 6 dhe 2 vjeç, ndërsa ende nuk dihen rrethanat se për cilat ishin arsyet që e shtynë çiftin të ndërmarrin një akt të tillë. Megjithatë ka dyshime për disa pista, si për shembull vetvrasje e dyfishtë, vrasje dhe vetëvrasje. Për këto autoritetit po hetojnë. Fqinjët e tyre dyshojnë se çifti shqiptar kanë debatuar para se të vdisnin.

Në një reagim në rrjete sociale, motra e të ndjerës Ornela Balliut ka hedhur dritë mbi ngjarjen, duke thënë se bashkëshorti i Ornelës, aktori Florind Belliu, vuante nga çrregullime mendore dhe se ajo nuk kishte hequr dorë nga ai për shkak të fëmijëve të vegjël!

Statusi i plotë:

E kam shumë të vështirë të flas në këto momente, pasi unë, motra e Ornelës dhe e gjithë familja jonë jemi tejet të pikëlluar nga humbja e parakohshme e motrës sonë të dashur, por nuk mund të rri pa i shkruar dy fjalë për motrën time, për engjëllin tonë, që e donte aq shumë jetën, që rrezatonte mirësi dhe e donte i gjithë komuniteti në zonën ku jetonte në Nju Jork. Vë re me keqardhje që të gjithë portalet janë mbushur me fjalë të ndjera për humbjen e jetës së Florind Belliut, personit që vrau jo vetem motrën tonë, por edhe fëmijën që do të lindte pas disa muajsh dhe asnjë fjalë keqardhjeje nuk kanë denjuar të shkruajnë për motrën tonë, e cila punonte dhe rriste pothuajse e vetme dy fëmijë të mitur, pasi ai që i mori jetën në mënyrën më makabre kishte kohë, vite që vuante nga çrregullime mendore, kishte kohë që ia kishte bërë jetën të vështirë motrës tonë… por, Ornela ishte aq e mirë dhe e dhimbsur saqë shkonte e vizitonte çdo ditë në klinikën psikiatrike ku ishte i izoluar ai që do t’i merrte jetën në mënyrën më kriminale.…i dërgonte ushqim siç dëshironte Flori, saqë punonjësit e klinikës e kishin pagëzuar Ornelën “engjëll”, pasi ishte e vetmja që shkonte çdo ditë në klinikë…Mjekët e klinikës në Nju Jork e kishin paralajmëruar Ornelën që bashkëshorti i saj kishte ende nevojë për kurim, pasi nuk kishte përmirësim, por Ornela edhe për hatër të dy djemve të vegjël që kërkonin babin, kish firmosur për ta sjellë Florindin në shtëpi, pa pandehur se ai do t’ia merrte jetën asaj dhe foshnjes që mbante në bark, pa u shqetësuar për të ardhmen e dy fëmijëve të mitur. Falenderoj me zemër të gjithë ata që kanë shkruar fjalë të mira, të ndjera për engëllin tonë – Ornelën!