Celebrities Showbiz

Vdekja e papritur e Willie Garson trondit Sarah Jessica Parker, aktorja emocionon me rrëfimin e saj!

Vdekja e papritur e Willie Garson tronditi shumë fansa por edhe shumë kolegë të tij. Personazhi shumë i dashur i serialit “Sex and the City” ku njihej si Stanford Blatch, ikonë gay nuk është më. Së fundmi, aktorja e njohur Sarah Jessica Parker ka folur për herë të parë publikisht për vdekjen e mikut të saj të ngushtë, i cili humbi betejën me kancerin në moshën 57-vjeçare.

Aktorja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram theksoi se vdekja e Garson do të lërë një boshllëk të madh në jetën e saj.

Ka qenë e padurueshme. Ndonjëherë heshtja është një deklaratë. Humbja e një miqësie 30-vjeçare, ishte e papërballueshme për mua. Një miqësi e vërtetë që lejoi sekrete, aventura, një familje të përbashkët profesionale, të vërtetë, koncerte, udhëtime, ushqime, telefonata natën vonë, një përkushtim i ndërsjellë ndaj prindërimit dhe të gjitha dhimbjet dhe gëzimet që shoqërojnë triumfet, zhgënjimet, frika, zemërimi dhe vitet e kaluara në sete, veçanërisht apartamenti i Carrie duke qeshur deri natën vonë si Stanford dhe Carrie, Willie dhe SJ. Willie, do të më mungojë gjithçka për ty. Unë do të rilexoj çdo tekst nga ditët e tua të fundit dhe do të shkruaj thirrjet tona të fundit. Mungesën e tij do ta mbush me bekimin e këtyre kujtimeve dhe të të gjitha atyre kujtimeve që do të flas.

Rikujtojmë se, së fundmi edhe mikja e tij, aktorja Hilarie Burton ka bërë diçka që ta ketë gjithnjë pranë zemrës Willie-n. Sa herë që aktorja do të hedhë sytë në krahun e saj, ajo do të kujtojë gjithnjë mikun e saj të mirë Willie Garson.

Burton, e cila luajti së bashku me Garson në filmin “White Collar” të vitit 2009, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, tregoi një tatuazh që ajo bëri për nder të tij. Tatuazhi i saj lexonte, “qetësohu”, dhe kjo është një nga frazat më të njohura të mikut të saj. Ajo gjithashtu ndau disa fotografi të aktorit të ndjerë.