Celebrities Gossip Showbiz

“Vdekjen e dija, po që Beyonce do më merrte shokun e ngushtë se kisha menduar”, Elvana bën urimin e veçantë për Valdrinin!

Suksesi i stilistit Valdrin Sahiti brenda kufijve është i padiskutueshëm, por duket se nuk ka të ndalur as jashtë kufijve. Dhe po flasim për emra shumë të njohur, si Beyonce, Yung Miami, Winnie Harlow në evente shumë të rëndësishme. Së fundmi, listës së VIP-ave ju shtua dhe miliarderja Kylie Jenner.

Gjithashtu dihet miqësia shumë e mirë prej vitesh tanimë mes stilistit dhe këngëtares sonë të dashur, Elvana Gjata. Ditën e sotme, Valdrini feston ditëlindjen e tij dhe nuk mund të mungonte urimi i kësaj të fundit. Teksa me anë të disa Instastory-ve nga momentet më të bukura të dyshes, këngëtarja i ka bërë një urim me fjalë shumë të bukura mikut të saj më të mirë.

Lutem dhe uroj që të arrish vendet, të cilave ti iu përket! Ne jemi të gjithë krenarë për ty! Unë nuk mund të të bëj një dhuratë më perfekte sesa miqësia që kemi sot! Një jetë bashkë e kurrë s’u nalëm tu kesh. Të dua! 

Jo vetëm kaq, por Elvana nuk mund të mos përmendte në urimin e saj dhe Beyonce-n ku në formë shakaje tregoi se ajo po i merr shokun e ngushtë dhe stilistin.

Epo vdekjen e dija, po që Beyonce do më merrte designerin dhe shokun e ngushtë se kisha menduar ndonjëherë!! Ja ka nis dhe me i shkrujt SMS tani… ‘Oh hi Drinki, hi love, how are you…’. Shko moj vajzë na lej rehat!!!!!

Valdrini u bë baba për herë të dytë ditën e martë në 24 gusht. Bashkëshortja e tij, Edita solli në jetë një vajzë. Vetë Valdrini publikoi foton e parë të bebushes, ku nuk shihej portreti i plotë i saj, duke zbuluar edhe emrin. Çifti e quajtën vajzën e tyre Paris. Kujtojmë se, në prill të 2018-ës, Valdrini u bë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij Edita u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Bella.