Bota

Vdes në rrethana të dyshimta ministri rus, i vetmi që mund të zëvendësonte Putinin!

Duhet të ishte një stërvitje strategjike rutinë e mbrojtjes civile dhe ushtarake në Arktik, por u kthye në tragjedia: pikërisht gjate saj, ka humbur jetën papritur ministri rus i emergjencave, Yevgeny Zinichev, i konsideruar si njeriu më i mundshëm për të zëvendësuar Vladimir Putinin në krye të shtetit.

Zinichev, gjeneral ushtarak, është rrëzuar tek përpiqej të shpëtonte një kameraman që ra në ujërat e ngrira teksa po filmonte. Kameramani gjithashtu ka humbur jetën nga ky incident.

“Me keqardhje ju informojmë se Zinichev ndërroi jetë tragjikisht gjatë kryerjes së detyrave zyrtare duke shpëtuar jetën e dikujt gjatë stërvitjes për të mbrojtur zonën e Arktikut nga emergjencat në Norilsk”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Kishte shumë dëshmitarë okularë, por askush nuk pati kohë as të kuptonte saktësisht se c`po ndodhte pasi Zinichev u hodh të shpëtonte operatorin që rrëshqiti nga shkëmbi, por u ra sipër një gur i madh”, thanë gazetarë në vendngjarje.

Zinichev e kishte drejtuar Ministrinë e Situatave Emergjente që prej vitit 2018 pas rizgjedhjes së presidentit Vladimir Putin, ndërsa karrierën e kishte nisur në fundin e viteve 1980 si oficer i KGB-së.