Celebrities Gossip Showbiz

“Vdesin për njëri-tjetrin, thjesht nuk e pranojnë…”, Kiara flet për dashurinë e “fshehtë” të Luizit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ka nisur mbrëmjen e sotme spektakli i madh i “Big Brother VIP 2”, teksa Armaldo ka qenë i indinjuar dhe ka debatuar me “zjarr” për debatet që ka patur dhe ofendimet që ka marrë nga Luizi. Teksa Kiara ka thyer heshtjen dhe ka zgjedhur të thotë vetëm një fjali për debatin që ka patur mes tyre.

Armaldo: Në këtë moment, më quajti frikacak Gramshi dhehe gjithë kohën me ka thënë epitete të ndryshme. Kanë qenë argumente boshe, duke më thënë gjithë kohën frikacak.

Kiara: Këta të dy vdesin për njëri-tjetrin, thjesht nuk e pranojnë

Armaldo: Kjo nuk ka qenë teatër, ka qenë debat.

Kiara: Jo nuk ka qenë debat.

Efi: Ti ke qeshur gjithë kohën.

Ka nisur mbrëmjen e sotme spektakli i madh i “Big Brother VIP 2”, teksa Arbana ka dhënë edhe dënimin e parë për dy nga banorët, të cilët janë Luizi dhe Olta. Kjo ka ndodhur për shkak se të dy kanë thyer një nga rregullat e spektaklit, ku absolutisht nuk duhet të flasin me njëri-tjetrin në lidhje me nominimet. Vëllai i Madh ka vendosur që për një kohë të pacaktuar Olta dhe Luizi nuk do të kenë buxhet personal, pra do të jenë në dorën e banorëve të tjerë për t’u treguar zemërgjerë dhe për t’i ndihmuar me ushqime.