Celebrities Music Showbiz

“Veç i imi, veç e imja”, kështu e ‘ngacmuan’ publikun Sardi Strugaj dhe Luar Arani për projektin e ri muzikor!

Sardi Strugaj beson fort se “muzika e mirë nuk ka vdekur” dhe këtë e ka si moto edhe në Instagram. Dhe një ndër këngët e tij më të fundit është bashkëpunimi me Luar Aranin me titull “Veҫ i imi“. Të dy artistët e bënë të ditur këtë projekt me një foto së bashku…madje portalet që janë të etura për lajme aluduan edhe për një lidhje të mundshme mes tyre. Por në fakt ishte një “lidhje” muzikore, një projekt që u pëlqye dhe në pak ditë u bë pjesë e klasifikimit të “Top Awards” ku aktualisht është në vendin e 20-të. Për më shumë lidhur me këtë projekt dhe jo vetëm, na flet vetë Sardi…

Si lindi ky bashkim mes teje dhe Luar? A ishte i planifkuar prej kohësh?

Luar na vizitoi në studio për të bërë një bashkëpunim me Arnon. Gjatë rrugës më tregon një demo dhe ishte vetëm ky refreni dhe më tha që ka ‘ngecur’. Mua më pëlqeu shumë që me dëgjim të parë, e dashurova si këngë dhe kështu doli bashkëpunimi ynë i parë, para atij me Arnon. Unë e gjej shpesh tek vetja këtë gjë, mund të përgatitem për një këngë dhe të nxjerr një tjetër. Ishte dhe një këngë e thjeshtë që kishte lezet dhe nuk do shumë gjëra, nuk të lodh. Për këtë arsye ka dhe një minutazh të shkurtër, që të bën ta ridëgjosh sërish pasi ka mbaruar.

Ju publikuat një foto së bashku përpara se të lanҫonit këngën, me diҫiturat “Veҫ e imja” dhe “Veҫ i imi”. Kaq mjaftoi që edhe portalet të aludonin për një lidhje të mundshme… Pyetja është a “provokuat” qëllimisht?

Për hir të së vërtetës, kemi bërë këtë foto selfie dhe do e hidhnim në një promovim të promos. E prisnim që do bënte një farë zhurme por jo që do bënte kaq bujë, pasi dukej që ishim nga xhirimet. Pastaj unë nuk do e shkruaja “veç i imi” tek fotoja që posova vetë, shkruajta frazën time në këngë. Çdo marketing që i shërben edhe këngës është diçka shumë e mirë. I kemi ‘zhgënjyer’ disa persona, por bëmë thjesht një këngë.

Lidhur me projektet e tua të radhës, do të vish në një tjetër bashkëpunim apo do zgjedhësh të vish solo?

Tani është periudhë bashkëpunimesh, çdo kush po bën një bashkëpunim me dikë. Fansat e secilit luajnë një rol shumë të rëndësishëm në këtë rast. Në rastin tim nuk është ky rasti, mund ta mbaj edhe një këngë vetë. Do kem dhe bashkëpunime, sidomos këtë vit që vjen do të kem shumë bashkëpunime. Por do të vij edhe solo. Dua të ruaj një balancë. Por e rëndësishme është kënga, që të jetë e mirë.

Nëse edhe juve ju pëlqen ky projekt, ju mund të vazhdoni ta votoni atë për të qenë sa më gjatë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”, Top Awards.