Ndryshe

Veliaj e quan “Rimi i Bulqizës”, reagon Përparim Spahiu…

Në programin “Ndryshe” të moderuar nga Salsano Rrapi dhe Paloma, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar Kretari i LSI-së për Tiranën, Përparim Spahiu.

Shpesh nëpër media janë përfolur akuza që Erion Veliaj hedh kundër Spahiut. Këtë herë në Top Albania Radio, Përparim Spahiu reagon ndaj nofkës që i ka vendosur Kryetari i Bashkisë, i cili e quan “Rimi i Bulqizës”.

I pyetur rreth kësaj, Spahiu jep mendimin e tij dhe një përgjigje diplomatike:

E ka thënë disa herë, e thotë shpesh, mbase është pjesë e grupit që ka probleme me veriun, pra çfarë është rruga Fushë-Krujë e lart, e kanë si problem si grup ata…

Kur nuk ke çfarë thua tjetër… do merresh me këto gjera! -shprehet Përparim Spahiu.

Gjithashtu ai thekson se do shumë vendlindjen e tij edhe kur nuk ndodhet aty i krijon shumë emocion sepse është vendi ku është rritur.