Celebrities Gossip Showbiz

Vëmendjen e ndjekësve e mori çanta, ndërsa vëmendjen e Ledrit e merr Sara!

Një ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar është Ledri Vula dhe Sara Hoxha. E cila nuk është shfaqur kurrë nëpër intervista apo ka folur rreth lidhjes së saj me këngëtarin.

Dyshja janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu.

Shpesh dyshja publikojnë njëri- tjetrin në rrjete sociale dhe si një çift shumë pa komplekse ata jo pak herë bëjnë shaka. Së fundmi, në një postim të Sarës në Instagram, teksa ka publikuar një karusel fotografish ku duket veshur me shumë stil, vëmendjen e ndjekësve e ka marrë çanta, e cila padyshim është shumë e bukur dhe e shtrenjtë, nga koleksioni i fundit Versace, plot 1200 euro.

Por, padyshim që vëmendjen e Ledrit nuk e mori çanta, por vetë bukuroshja, teksa ai ka komentuar foton e tij të preferuar nga ky postim.

foto 3 e preferuara ime

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 350 mijë ndjekës në Instagram.

Famën që ka marrë nga rrjetet sociale, përveçse me reklama, ajo ka vendosur ta shfrytëzojë edhe duke i hyrë botës së biznesit. Së fundmi, bukuroshja ka bashkëpunuar për një linjë kozmetike me një blogere mjaft të njohur në Shqipëri dhe bëhet fjalë pikërisht për Sara Karajn.

Mirëpo, duket se Ledri “nuk ja ka haberin” se për çfarë ka të bëjë sipërmarrja më e re e Sarës. Si thuajse çdo djalë që nuk merr vesh nga make up-et e vajzave, në një intervistë të dhënë së fundmi, kur u pyet mbi këtë gjë ai tregoi se nuk ka shumë informacion.