Travel

Vendet me infrastrukturën rrugore më të mirë në botë, Shqipëria lë pas shtete të rëndësishme!

Cilësia e infrastrukturës rrugore në Evropë varion nga shteti në shtet, e kjo temë shpesh ka nxitur debat në shoqërinë civile.

Ekzistojnë shumë hulumtime për cilësinë e rrugëve në vendet evropiane, teksa të dhënat nga “Raporti për konkurrencën globale të prezantuar në “Forumin Ekonomik Botëror për vitin 2020”  kanë vlerësuar 141 shtete.

Në anketë kanë marrë pjesë 12.987 menaxherë nga industri të ndryshme që i janë përgjigjur 78 pyetjeve, në mesin e të cilave ka qenë edhe cilësia e infrastrukturës rrugore në vendet e tyre.

Atyre u është kërkuar ta vlerësojnë infrastrukturën rrugore nga 1 (dobët) deri në 7 (shumë mirë).

Rezultatet e anketës japin një pasqyrë të gjerë të cilësisë së rrugëve në Evropë, e në të mund ta shohim qartë ndarjen mes lindjes dhe perëndimit.

Shumë shtetet sovjetike dhe ato nga Evropa Lindore janë nën shifrën 4. Në pjesën perëndimore të Evropës, shumica e vendeve arrijnë vlerësimin 4 apo 5 .

Shqipëria renditet në vendin e 28 me një vlerësim prej 3.9 duke lënë pas Çekinë, Malin e Zi, Serbinë, e madje edhe Rusinë e cila vlerësohet me 3.5.

Holanda është ajo që ka rrugët më të mira në Evropë (me notë 6,4) e pas saj renditet Zvicra (me 6,3).

Këto dy vende në rang global pozicionohen në vendin 2 dhe të 3, ku para tyre është Singapori si vendi më rrugët më të mira në botë.

Moldavia ka infrastrukturen më të dobët e vlerësuar me 2.6.