Aktualitet

“Vendet tona janë të lidhura ngushtë”, presidenti gjerman i drejtohet Kuvendit: Kënaqësi të jem sot pranë jush

Presidenti gjerman Frank-Walter Stenimmeier i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku ka shprehur kënaqësinë e tij për vizitën e sotme.

Steinmmeier vuri në dukje lidhjet e forta mes dy vendeve dhe konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë

“Është kënaqësi të jem sot pranë jush, në Tiranë, në këtë qytet rinor, dinamik në këtë qytet vërtet europian. Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022. Çfarë do t’i shkonte më shumë se ky titull tani që e ardhmja e Shqipërisë është duke u konsoliduar. Më në fund, pas 2 vitesh pandemi dhe kur bota është një tjetër në shumë drejtime, mund të jem sërish këtu, në vendin tuaj, i cili i përkushtohet Europës pothuajse në mënyrë empatike.

Gjermania dhe Shqipëria janë të lidhua prej dekadash, ngushtësisht. E kemi mbështetur vendin tuaj kur u çliruat prej diktaturës staliniste të Hoxhës dhe ju mbështesim në zhvillimin ekonomik të vendit tuaj. Më shumë se 70 mijë shqiptarë jetojnë tashmë në Gjermani”, tha presidenti.

Ai shtoi se masat që janë marrë në kuadër të Procesit të Berlinit do të ndihmojnë vendet e rajonit dhe tregu i përbashkët do e çojë para Ballkanin Perëndimor.

“Kam parë me gëzim se si shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë vendosur në kuadër të procesit të Berlinit masa të reja që e kanë përmirëauar që tani jetën e rajoit në mënyrë praktike dhe konkrete. Së shpejti do mjaftojë vetëm dokumenti i identifikimit për të kaluar kufijtë e rajonit, do njihen diplomat. Tregu i përbashkët do i çojë përpara vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Steinmmeier.

Steinmeier përmend Mërgim Mavrajn apo Altin Rrakllin: Talenti i futbollistëve shqiptarë ka pasuruar Bundesligën tonë

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në fjalën e tij në Kuvendin përmendi edhe një tjetër lidhje mes dy kombeve, atë në futboll.

“Ka edhe një fushë tjetër ku gjen shprehje lidhja jonë e ngushtë, miqësia në futboll. Lojtarët shqiptarë e kanë pasuruar gjithmonë Bundesligën tonë me talentin e tyre, si Mërgim Mavraj apo Altin Rraklli apo edhe trajneri gjerman i Vllaznisë. Dhe kjo i çon marrëdhëniet tona para”, Steinmeier.