Bota Botë e Çuditshme

Vendi me numrin më të ulët të lindjeve në botë!

Koreja e Jugut ka regjistruar sërish shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë, me numrin e lindjeve që ka rënë në një nivel të ri të ulët. Shkalla e lindshmërisë në Korenë e Jugut ra për herë të parë në vitin 2018, ku sipas statistikave për çdo grua atje përkonte më pak se një fëmijë. Në fillim të viteve 1970 gratë kishin mesatarisht katër fëmijë.

Por dje, shifrat e publikuara nga qeveria treguan se shkalla e lindshmërisë kishte rënë në 0.81 fëmijë për grua, minus tre pikë më pak se një vit më parë. Vendeve u duhen të paktën dy fëmijë për çift, një normë 2.1 për të mbajtur popullsinë në të njëjtën madhësi, shkruan BBC. “Normat e fertilitetit kanë parë “rënie të dukshme” në gjashtë dekadat e fundit”-thotë OECD , Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Në vitin 2020 në Korenë e Jugut pati një alarm për lindshmërinë, pasi vendi regjistroi më shumë vdekje se sa lindje për herë të parë. Në vitet e fundit, presionet ekonomike dhe faktorët e karrierës kanë qenë arsyet kryesore që shumë çifte vendosin të mos bëjnë fëmijë. Rikujtojmë se para disa kohëve, miliarderi Elon Musk tha se njerëzit duhet të kenë më shumë fëmijë pasi sipas tij nuk ka “njerëz të mjaftueshëm” në Tokë.

Në një intervistë virtuale me “Wall Street Journal”, Musk kundërshtoi pretendimet se kontrolli i popullsisë është i nevojshëm në të gjithë globin. Duke folur për inovacionin e tij ‘Tesla Bot’, në Samitin e Këshillit të CEO të WSJ, Musk insistoi se njerëzit duhet të kenë më shumë fëmijë. Në vitin 2017, një studim nga kërkuesit e Universitetit Lund në Suedi, zbuloi se një fëmijë i lindur në botën e zhvilluar lë një gjurmë karboni prej 58.6 tonë metrikë për çdo vit të jetës së tyre. Në atë kohë, autorët rekomanduan që një mënyrë se si njerëzit mund të reduktojnë emetimet e tyre të gazeve serrë është duke pasur më pak fëmijë.