Bota Lifestyle Travel

Vendi që ju bën të mundur të jetoni dhe të punoni atje deri në 3 vjet!

Spanja po planifikon të mundësojë një ‘vizë nomade digjitale’, për shumë njerëz që mund të punojnë në distancë, pasi ligji i ri do t’i lejojë vizitorët që të jetojnë dhe të punojnë atje deri në 3 vjet. Njerëzit që punojnë në distancë për kompanitë e huaja do të lejohen të jetojnë në vend pa pasur nevojë për vizë të plotë pune.

Shumë destinacione të veçanta në Spanjë, kryesisht ato rurale dhe qytetet e vogla, kanë mbetur me pak banorë. Qytetet dhe fshatrat do t’i bashkohen Rrjetit Kombëtar të Fshatrave Mirëpritëse për Punëtorët në Distancë (Red Nacional de Pueblos Acogedores para el Teletrabajo) për të inkurajuar njerëzit që punojnë në distancë që të vizitojnë Spanjën. Këto vende kanë më pak se 5,000 banorë dhe duan të tërheqin banorë të rinj.

Viza e re spanjolle për punonjësit në distancë është krijuar për punonjësit e huaj nga Zona Ekonomike Jo-Europiane (ku bën pjesë edhe vendi ynë). Njerëzit me pasaporta të BE-së ose që vijnë nga vendet e zonës Shengen mund të punojnë në distancë në Spanjë për më pak se 6 muaj, pa pasur nevojë të regjistrohen zyrtarisht.

Me ardhjen e pandemisë, më shumë se dy vjet më parë, bota jonë ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Jo vetëm që jeta jonë e përditshme ka pësuar ndryshime të mëdha, por edhe mënyra se si ne punojmë ka ndryshuar në krahasim me më parë. Tani ne e dimë se çfarë do të thotë termi “punë e zgjuar” dhe nomadë digjitalë. Duke përfituar nga potenciali dhe mundësitë që të ofron digjitali, gjithnjë e më shumë njerëz, vendosin të bëjnë punën e tyre nga kudo në botë, duke jetuar si “nomadë”. Ja disa prej këtyre vendeve ideale për të punuar online nëpër botë.