Sport

Vendimet e Disiplinës, gjobitet Kukësi!

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF publikoi vendimet në lidhje me fundjavën e kaluar në futbollin shqiptar. Bie në sy dënimi me masën e 100.000 lekëve për klubin e Kukësit për shkak të sjelljes së gabuar të tifozerisë verilndore në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë kundër Kukësit.

Sendet e hedhura në fushë nuk i kanë shpëtuar Disiplinës që ka marrë në këtë formë masë. Nga ana tjetër, ka gjobë edhe për Butrintin.

 Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të AF Elbasani, Fabjan Tartari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Delvina sh.a, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.