Bota

Vendimi amerikan për abortin, kritika nga liderë botërorë e OKB-ja!

Kryeministri britanik, Boris Johnson është mes liderëve botërorë e që ashtu ai ata amerikanë, Joe Biden e Kamala Harris, dënojnë vendimin për heqjen e të drejtës kushtetuese për abort në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e quajtur “hap të madh pas”. Gjykata e Lartë i dha fund mbrojtjes kushtetuese për abortin e që ka qenë në fuqi prej gati 50 vitesh, duke vendosur të përmbysë vendimin historik.

Nga Ruanda ku ndodhet për vizitë, Johnson u shpreh:

Unë gjithmonë kam besuar në të drejtën e një gruaje për të zgjedhur!

Duke mbajtur pankarta me mbishkrimin: “Trupat tanë, zgjedhja jonë”, mbi 100 demonstrues u mblodhën jashtë ambasadës amerikane në Londër. Protesta kundër vendimit pati edhe jashtë Konsullatës së SHBA-ve, në Edinburg. Politikanë të Britanisë së Madhe nga i gjithë spektri u shprehën kundër vendimit, përfshirë Nicola Sturgeon nga Partia Kombëtare Skoceze.

Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet e quajti vendimin e gjykatës “pengesë të madhe pas pesë dekadash mbrojtjeje për shëndetin dhe të drejtat seksuale e riprodhuese në Amerikë”.

Ishte një goditje e madhe për të drejtat e njeriut, të grave e barazinë gjinore, ndërsa aksesi në abortin e sigurt, ligjor dhe efektiv është i rrënjosur fort në ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

Vendimi për të anuluar atë të vitit 1973, që garantoi aksesin e abortit në të gjithë Amerikën do të ketë ndikimin më të madh tek personat me të ardhura të ulëta e ata që u përkasin pakicave, në dëm të të drejtave të tyre themelore.

Mbi 50 vende me ligje kufizuese kishin liberalizuar legjislacionin e tyre për abortin gjatë 25 viteve të fundit. Me këtë vendim, me keqardhje, SHBA-të po largohen nga ky trend progresiv. Ky vendim e bën abortin më të rrezikshëm e më vdekjeprurës.

Pavarësisht nëse aborti është apo jo i ligjshëm, ai ndodh shumë shpesh. Të dhënat tregojnë se kufizimi i aksesit ndaj abortit nuk i pengon njerëzit ta kërkojnë, thjesht e bën më vdekjeprurës.