Aktualitet

Vendimi, Saimir Tahiri do të rigjykohet nga e para

Saimir Tahiri do të rigjykohet. Trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme të Apelit deklaroi se nuk ka asnjë provë për shpërdorim detyre, për të cilën u dënua me 3 vjet shërbim prove nga Shkalla e Parë, duke vendosur rigjykim të dosjes së ish Ministrit të Brendshëm. Tashmë Tahiri do të nisë nga fillimi betejën me drejtësinë. Ish ministri u akuzua nga Prokuroria pas arrestimit të pjesëtarëve të grupit Habilaj për trafik ndërkombëtar droge dhe shpërdorim detyre.