Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Vendosni një fetë limoni pranë shtratit para se të flini dhe do të na falënderoni!

Limoni ka një aplikim të jashtëzakonshëm pothuajse në të gjitha sferat e jetës sonë, nga forcimi i imunitetit e deri te pastrimi i shtëpisë. I pasur me lëndë ushqyese, si vitamina C, A dhe B, mangan, kalcium, kalium, magnez dhe antioksidantë të fuqishëm, limoni i bën mirë lëkurës dhe shumë organeve të tjera.

Një studim doli në përfundimin se vendosja e disa fetave limoni pranë shtratit tuaj gjatë natës mund të eliminojë problemet e frymëmarrjes, të përmirësojë cilësinë e ajrit dhe gjumin. Falë vetive të tij detoksikuese dhe antibakteriale, limoni është një pastrues natyral i ajrit dhe përmirëson cilësinë e tij.

Era e limonit qetëson sistemin nervor dhe zvogëlon ndjenjën e tensionit dhe stresit, zhbllokon hundët pasi aroma e agrumeve do t’ju hapë rrugët e frymëmarrjes dhe do t’ju ndihmojë të merrni frymë më lehtë dhe për rrjedhojë të bini më lehtë në gjumë. Në të njëjtën kohë, thithja e erës së limonit gjatë gjumit mund të zvogëlojë dhimbjet, si dhimbjet e kokës dhe artritin reumatoid dhe gjithashtu limoni është i njohur edhe për vetitë e tij për rregullimin e qarkullimit dhe uljen e presionit të gjakut, gjë që është vërtetuar edhe shkencërisht.

Limonat janë të shëndetshëm për shumë arsye, por a keni menduar ndonjëherë t’i ngrini para se ti konsumoni? Pse duhet ta bëni këtë? Sepse lëkura e limonave përmban 5-10 herë më shumë vitamina sesa lëngu i limonit dhe lëkurat e tij zakonisht hidhen. Gjithashtu lëkura e tij mund të ndihmojë në largimin e toksinave nga trupi juaj.