Bota Botë e Çuditshme

Veprim për t’u duartrokitur, miliarderi dhuron kompaninë e tij për bamirësi!

Yvon Chouinard, themeluesi miliarder i Patagonia, kompani për veshjet në natyrë, ka njoftuar se ia ka dhuruar kompaninë e tij një fondi bamirësie. Chouinard u shpreh se sipas një strukture të re pronësie, çdo fitim që nuk riinvestohet për kompaninë, do të shkonte drejt luftës kundër ndryshimeve klimatike.

Sipas raporteve, shuma që do të shkojë për të luftuar ndryshimet klimatike do të jetë rreth 100 miliardë dollarë. Petagonia ka pika shitjesh me pakicë në mbi 10 vende të botës. E themeluar në vitin 1973, të ardhurat e saj të vlerësuara ishin 1.5 miliardë dollarë këtë vit, ndërsa pasuria neto e zotit Chouinard mendohet të jetë 1.2 miliardë dollarë.

Kujtojmë që 83 vjeçari nuk është sipërmarrësi i parë që dhuron pasuri për bamirësi. Vitin e kaluar, shefi i Hut Group, Matthew Moulding i cili zotëron një sërë markash të bukurisë dhe ushqimit në internet, dhuroi 100 milionë paund për një fondacion bamirësie.