Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Veprimi i fundit i Meghan Markle dhe Princ Harry na sjell në rikujtesë Princeshë Dianën!

Çfiti i njohur Meghan Markle dhe Princ Harry ishin nën shoqërinë e njëri-tjetrit kur morën pjesë në një garë kuajsh. Dukesha e Sussex-it kishte zgjedhur një kapelë të zezë, bluzë bardhë e zi me pika dhe pantallona të shkurtra për të marrë pjesë në eventin ku shfaqi edhe mbështetje për partnerin e saj në Santa Barbara Polo & Racquet Club.

Harry kohët e fundit i është bashkuar ekipit të polos, Los Padres, pasi kishte luajtur këtë sport për pjesën më të madhe të jetës së tij së bashku me vëllain e tij William, 39 vjeç. Klubi drejtohet nga miku i tij Nacho Figueres një yll sporti argjentinas i quajtur ‘David Beckham i Polos’.

Ekipi mori në shtëpi trofeun ‘Memorial Lisle Nixon’ në ngjarjen e djeshme, e cila ishte e hapur për publikun dhe tërhoqi yje, duke përfshirë të famshmit Rebel Wilson dhe shoqen e Meghanit, aktoren Abigail Spencer. Meghan ishte gati për të dorëzuar çmimin dhe uroi secilin anëtar të ekipit përpara se t’i dhuronte një puthje pasiononte burrit të saj.

Duke kuptuar që një pjesë e buzëkuqit të saj kishte mbetur ende shenjë ajo u mundua që ta pastronte. Shfaqja e përzemërt ishte pak a shumë e njëjtë me atë që Princi Charles dhe Princesha Diana patën vite më parë  pas fitores së princit në polo në 1985, vetëm katër vjet pas martesës së tyre.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it përgatiten të nisen për në Londër për fundjavën e Jubileut Platinum të Mbretëreshës javën e ardhshme. Rikujtojmë gjithashtu se së fundmi seriali vizatimor i planifikuar për fëmijë i Meghan Markle ka marrë një refuzim nga Netflix. Netflix hoqi dorë nga seriali i animuar i Meghan dhe arsyeja duket se është shkurtimi i buxhetit mes rënies së numrit të abonentëve, sipas ‘Deadline’. Seriali supozohej të ishte rreth një vajze 12-vjeçare “në një udhëtim të zbulimit të vetvetes” të frymëzuar nga trashëgimia e grave të famshme nga historia.