Lifestyle

Veprimi i fundit që duhet të bëni para se të niseni me pushime!

Të ikësh me pushime pa e pasur kokën mbrapa për gjërat që lë në shtëpi është pothuajse e pamundur. Ndaj, para se të niseni, është mirë që të përdorni disa truke që vlejnë për pas pushimeve si ai i monedhës në frigorifer. Mund të ndodhë që në kohën që jeni me pushime, në shtëpi të ketë ndonjë ndërprerje elektrike. Nëse energjia elektrike nuk kthehet për më shumë se 1 ose 2 ditë, ushqimi në frigorifer mund të shkrijë. Megjithatë, pas kthimit, nuk mund ta vini re ndryshimin, në qoftë se ushqimet janë shkrirë dhe janë ngrirë përsëri.

Por gjatë kësaj faze, mund të rrezikoheni nga ushqime të cilat nuk janë shumë rezistente ndaj ngrirje-shkrirjes, sepse mund të lëshojnë disa lloje bakteresh dhe salmonelë. Po si mund ta dalloni nëse ushqimet kanë shkrirë dhe kanë ngrirë përsëri? E thjeshtë! Për fat të mirë, ka një mënyrë të dobishme e cila ju ndihmon të gjeni nëse frigoriferit tuaj i ka munguar energjia elektrike.

Për ta bërë këtë, ju nevojitet një gotë plastike me ujë. Vendoseni në ngrirje që të bëhet akull. Më pas, vini në të një monedhë dhe kthejeni atë sërish në frigorifer. Kështu, nëse në ndonjë rast që ju udhëtoni apo bëni pushime, kur ktheheni e gjeni monedhën e ngrirë brenda ujit. Atëherë të jeni të sigurt që ka pasur ndërprerje energjie dhe frigoriferi ka shkrirë dhe ka ngrirë sërish.

T’i largoheni rutinës së përditshme nuk është edhe aq e thjeshtë. Aq më pak e lehtë bëhet situata nëse jeni ende në punë e pushimet i keni planifikuar për më vonë ose keni menduar të mos shkoni fare në plazh. Në të gjitha këto situata ajo që duhet të bëni është të merrni frymë thellë e të bëni këto ushtrime yoga për t’u çlodhur sa më shumë. Zbuloni në këtë link se çfarë duhet të bëni.