Lifestyle

Versioni i restauruar i “Tomka dhe shokët e tij” sot në kanalin prestigjioz amerikan

Sot është një ngjarje e rëndësishme për kinematografinë shqiptare. Filmi “Tomka dhe shokët e tij” do të shfaqet në orën 21:15 minuta në version të restauruar në kanalin prestigjioz amerikan, “Turner Classic Movies” – TCM për t’u ndjekur nga miliona shikues.

Filmi që mban firmën e kineastes Xhanfize Keko u përzgjodh për t’u restauruar në Laboratorin e Qendrës së Konservimit të Pasurive Audiovizuale pranë Bibliotekës së Kongresit Amerikan.

“Tomka dhe shokët e tij”, prodhim i vitit 1977 është i dyti film i restauruar pas “Nëntorit të dytë”. Në kuadër të Projektit të Kinemasë Shqiptare, në listë janë dhe  “Ballë për Ballë”, “Kapedani” e “Ngadhënjim mbi vdekjen”.