Sport

Verstappen dominon dhe në Monako!

Maks Verstappen nuk njohu rivalë në Çmimin e Madhë të Monakos, duke e dominuar të gjithën nga fillimi deri në fund.

Piloti holandez krijoi një distancë prej më shumë se 20 sekondash nga Fernando Alonso dhe shkoi i qetë drejt fitores së 4 sezonale.

Veterani spanjoll u paraqit mirë duke ruajtur vendin e dytë, ndërsa podiumi u plotësua nga Esteban Okon, që mund të quhet surprizë e kësaj gare.

Pas francezit, u renditën Hamilton në vendin e katërt dhe Rasëll në vendin e pestë, ndërsa Ferrari nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë me Sharl Lëklerk, ndërsa Sainz u rendit i teti.