Celebrities Gossip Showbiz

Vesa Luma feston sot ditëlindjen dhe dhuratën më të bukur e mori nga partneri dhe djali i saj!

Ajo është padyshim një nga këngëtaret më të dashura dhe më të ëmbla për publikun shqiptar. E kemi fjalën për Vesa Luma-n e cila sot feston sot 35-vjetorin e lindjes. Me rastin e ditëlindjes bukuroshja ka zgjedhur t’i ‘serviri’ ndjekësve në Instagram një video ku duket se po e shijon në maksimun ditën më të rëndësishme të saj.

Ajo ka shkruar:

Vajza e ditëlindjes. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja për ditëlindje, jam shumë e bekuar dhe mirënjohëse që ju kam të gjithë në jetën time! Ju dua shumë.

Ndërkohë, me anë të një postimi në ‘Instastory’ Vesa zbulon edhe dhuratën që ka marrë nga partneri i saj Big Basta dhe i biri, të cilët kishin menduar për këngëtaren t’i dhuronin një nga produktet e saj të preferuara.

Vesa prej kohësh është vendosur në Zelandën e Re, së bashku me bashkëshortin e saj Big Basta dhe djalin e tyre, Lian. Çifti shumë i dashur për publikun, Vesa Luma dhe Geri Xhari ose siç njihet ndryshe Big Basta, ishin të ftuar në linjë telefonike tek “Dilema Sociale” në “Top Albania Radio” para disa kohësh.