Celebrities Showbiz

Vesa Luma rikthehet me super të reja! Që prej ndryshimit të fizikut e deri tek koncerti recital!

Artistja e njohur Vesa Luma prej vitesh tashmë jeton në Zelandën e Re, por këtë vit ajo është rikhtyer në vendlindjen e saj. Ajo nuk ka ardhur vetëm, por e shoqëruar nga djali, Liam dhe bashkëshorti i saj.
Pas shumë kohësh ajo i është bashkuar sërish ekranit, këtë herë në një intervistë ndryshe ku ka shprehur çdo gjë, që prej dëshirës për të patur një fëmijë tjetër e deri tek ndërhyrjet estetike.

Të gjithë e njohim Zelandën e Re, por pak vendosin dhe pëlqejnë të shkojnë për të jetuar në një vend të tillë, ama Vesa na ka treguar arsyen e saj se pse zgjodhi pikërisht këtë vend dhe ishte prej miqve të saj.
Luma ka zbuluar gjithashtu dhe planet për jetën, si dhe dëshirën për t’i dhuruar Liamit një vëlla ose motër. Gjë e cila mund të ndodhë brenda disa vitesh ose dhe tani shpejt, asgjë nuk ishte e vendosur.

Planet në letër janë, tani ka mbetur t’i bëjmë realitet.

Të bësh ndërhyrje kirurgjikale tashmë është bërë një lloj trendi më shumë se të rregullosh tiparet apo gjërat që të bëjnë të ndihesh e pasigurtë. Gjithsesi, Vesa shprehu se deri më tani nuk ka bërë asnjë lloj ndërhyrje, por sigurisht që i ka shkuar ndërmend të bëjë një ndryshim në fizikun e saj.

Para disa vjetëve kam pasur momente ku kisha qejf me ndryshu te fiziku jem, por sot jam shumë e lumtur që kam arritur në një stad mendëror që po e pranoj veten kështu siç jam.

Duhet pranuar se Vesa i ka munguar tregut të muzikës prej kohësh tashmë, kjo prej largimit të saj, por mesa duket kësaj do t’i vijë fundi pasi dashuria e fansave dhe mbështetja që merr në Shqipëri e Kosovë e kanë bërë atë të ketë dyshime nëse do të rikthehet në Zelandë apo jo.
Një lajm i mirë vjen për fansat e saj, në fundvit ajo do të vijë me një koncert live ku të gjithë mund të marrin pjesë, por datat ende nuk është zbuluar.