Celebrities Showbiz

Veshja e Billy Porter në çmimet ‘Emmy Awards’ arriti që t’i çudisë të gjithë!

Billy Porter i mahniti të gjithë me veshjen e tij më të fundit në eventin e ‘Emmy Awards’ . Ndryshe nga paraqitja në ‘Met Gala 2021’ ku kishte zgjedhur një kostum në ngjyrë metalike, këtë herë aktori kishte vendosur që të vishej krejtësisht ndryshe në tapetin e kuq.

Zgjedhja e tij mesa duket ishte frymëzuar edhe nga roli i tij në filmin më të fundit ‘Cinderella’ ku ai është Fairy G. Veshja e tij nga ‘Ashi Studio’ ishte mjaft tërheqëse pasi ajo çfarë e bënte të veçantë ishin krahët. Veshja e tij ishte totalisht e zezë dhe krahët ishin ato që i jepnin më shumë magji.

Ndërkohë që për veshjen e tij, ai është shprehur se:

Unë jam një kumbarë zanash.

Përveç këpucëve të tij me taka, Porter e përmbylli paraqitjen e tij dhe me një seri bizhuterish nga  ‘Lorraine Schwartz’ ku përfshiheshin gjerdani i madh që kisht në qafë, byzylykët, vathët dhe unazat e pafundme në gishtat e tij. Bizhuteritë që kishte vendosur i jepnin atij një tjetër paraqitje.

Aktori është i njohur për paraqitjet e tij mjaft të veçanta në evente të tilla madhështore. Zgjedhjet dhe stili i tij gjithmonë godasin dhe arrin që të fitojë vëmendjen e të gjithëve.

Kujtojmë gjithashtu se ylli i “Pose” ka zbuluar së fundmi në një intervistë për “The Hollywood Reporter”, se për herë të parë ai është diagnostikuar me diabet të tipit II dhe me HIV 14 vite më parë. Porter ka rrëfyer se në vitin 2007 jeta e tij mori një tjetër drejtim dhe këtë gjë madje e ka mbajtur të fshehtë nga nëna e tij, po ashtu edhe nga bashkëpunëtorët e serialit “Pose”, në të cilin ka pasur rolin e një personazhi të infektuar me HIV/AIDS.

Aktori u shpreh se:

Pose ishte një mundësi në të cilën unë mund të punoja me turpin nga HIV. Dhe më e bukura e Pray Tell ishte se unë kisha mundësinë të thosha gjithçka që doja të thosha përmes një personazhi. Turpi i asaj kohe u bashkua me turpin që ishte akumuluar në jetën time dhe kjo më bëri të jetoja me këtë turp për 14 vite. HIV-pozitiv, andej nga vijë unë dhe ku jam rritur, shikohet si ndëshkim i Zotit.