Celebrities Live From Tirana

Veshja në Eurovision e Jonida Maliqit, Ardi Asllani rrëfen pengun e tij….

Në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar ditën e sotme dizajnuesi i njohur Ardi Asllani për të folur rreth veshjeve tradicionale ku rrëfeu dhe eksperiencën e tij si dizajnuesi i veshjes së këngëtares Jonida Maliqi në “Eurovision” 2019. Ardi u shpreh për mikrofonin e “Top Albania Radio”-s se:

Veshja e Jonidës në Eurovision nuk më pëlqen fare. Unë isha nisur me një koncept tjetër, pasi e kisha menduar Jonidën të veshur më ngjyrat e tokës, gati gati një thes i mirë i punuar e ornamentuar me element bakri që evokojnë etnikën tonë. Puna në grup bënë që ti herë pas here të çedosh në krijim. Jonida shtoi peshë dhe nuk mund të mbante ngjyrën e dheut. E rrëzuam dhe duhej patjetër e zeza. Regjisori që ndërtoi skenografinë andej kërkoi që veshja të kishte element kombëtar.

Ruajta pllakat e arit prej vërteti. Veshja ka pasur rreth 99 gram ar dhe janë të gjithë elemente të prodhuara në Shkodër si dhe janë marrë detaje nga të gjitha krahinat shqiptare. Janë larë më flori.

Nëse Jonida do ishte më e hollë do të bëja diçka tjetër. Gjithsesi te veshja e saj kishte më shumë xhubletë sesa te veshja e Rita Ora-s. Mendoj se veshja nuk u kritikua pasi Jonida doli në finale, po të mos dilte do kritikohej gjithçka. 

Photo gallery: Jonida Maliqi is back with Albania's 'Ktheju tokës' -  Eurovision Song Contest

Hera e parë në “Eurovision” për Ardin ishte me Jonidën dhe e fundit sepse sipas tij kërkon impenjim të madh, të merr kohë dhe të krijon shumë stres.