Fashion Showbiz

Veshje sportive kombinuar me një palë taka me platformë super të lartë, trend-i i ri nga Lady Gaga!

Me siguri e mbani mend se në vitin 2012 këpucët me platformë ekstremisht të larta ishin trend. Mesa duket ky trend është rikthyer përsëri. Së fundmi, ylli i muzikës pop, Lady Gaga ka veshur takat e saj me platformë super të lartë dhe këtë herë duke i kombinuar me veshje sportive. Ajo kishte veshur një bluzë të kaltër nga marka Marc Jacobs dhe pantallona të shkurtra sportive ndërsa dilte nga Radio City Music Hall.

Këngëtarja i kombinoi çizmet e larta me një çantë lëkure të bardhë të vogël. Gaga ka qenë prej kohësh një fanse e këpucëve me platformë, edhe pse disa kohë u duk se hoqi dorë nga ky stil, ajo ju rikthye përsëri.

Kjo nuk është dukja e parë e Lady Gaga-s që i ka habitur të gjithë. Para disa ditësh ylli i “A Star Is Born” ishte veshur më një fustan të zi të ngushtë pas trupit dhe të gjatë deri në fund të këmbëve. Ajo çfarë habiti në veshjen e saj ishin takat super të larta me platformë të cilat mesa duket nuk e shqetësonin fare atë në ecje pasi e kapur nga paparacët reflektonte qetësi dhe rehati. Ajo e kombinoi veshjen me një çantë të zezë dhe syze dielli në të njëjtën ngjyrë.

Ju rikujtojmë gjithashtu se edhe artistja e njohur Olivia Rodrigo gjatë vizitës së saj javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë për të takuar presidentin, veshi një palë këpucë me platformë të lartë të cilat na kthyen vite prapa në kohë.

Ndërkaq, për të gjithë dashamirësit e filmave, është zbuluar i pari “teaser trailer” dhe posterat e protagonistëve të “House of Gucci”. Filmi i regjisorit Ridley Scott që rrëfen historinë e lidhur me vrasjen e Maurizio Gucci-t tashmë ka edhe datën e daljes në kinema, më 24 nëntor 2021. Protagoniste kryesore Lady Gaga në rolin e Patrizia Reggiani-t dhe në krye të një kasti aktorësh të njohur si Adam Driver, Jared Leto, Al Pacino e Jeremy Irons.