Celebrities Fashion Showbiz

Veshjet asimetrike po bëjnë namin! Cilat yje shqiptare nuk munden t’u rezistojnë?!

Veshjet asimetrike duket se janë të preferuarat e yjeve të showbiz-it shqiptar, artisteve dhe moderatoreve bukuroshe. Ne kemi parë një sërë yjesh shqiptar që e preferojnë këtë veshje, në modele dhe ngjyra të ndryshme.

Beniada Nishani ka patur një veshje të tillë në ngjyrë të zezë në një nga prime-t e “Big Brother Vip Albania” dhe padyshim ka shkëlqyer.

Një tjetër ish-banore e “BBV”, pikërisht Beatrix Ramosaj ka preferuar këtë veshje, teksa kohë më parë ka patur një veshje asimetrike përsëri në ngjyrë të zezë.

Bukuroshja Bora Zemani, një tjetër yll që ka patur një fustan asimetrik. Në ngjyrë rozë të ndezur, shoqëruar me doreza, Bora ka shkëlqyer me këtë look.

Gjithashtu, Nevina Shtylla, shumë e vlerësuar për shijen e saj në veshje, ka patur një fustan asimetrik, duke guxuar me ngjyrën e verdhë në të.

Mikja e saj Fjoralba Ponari ka patur një veshje asimetrike gjithashtu, këtë herë në ngjyrë portokalli vërtet të veçantë.

Prezantuesja dhe moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani ka patur një fustan të zi asimetrik me një krah, pikërisht në festën e “BBV”.

Antonela Berisha ka zgjedhur një veshje asimetrike poashtu. Antonelën e kemi parë me një fustan të bardhë me një krah.

As Marina Vjollca nuk i ka rezistuar këtij trendi, teksa e kemi parë me një fustan asimetrik gjatë shtatzanisë.

E fundit në këtë listë, por me një zgjedhje për t’u admiruar padyshim, Adrola Dushi të cilën e kemi parë me një fustan të bardhë të gjatë. Asimetria qëndronte pikërisht në pjesën e sipërme pasi fustani ishte me një krah.