Celebrities Gossip

Veshjet e përdorura në filmin më ‘hit’ të momentit “House of Gucci” tanimë në ankand për një kauzë të rëndësishme!

“House of Gucci” është kthyer padiskutim në filmin më të komentuar të momentit. Por së fundmi është bërë e ditur se veshjet e skive të veshura nga Adam Driver dhe Lady Gaga tani janë në dispozicion për ankand në Christie’s. Dhuruar nga Driver dhe Gaga, ankandi mbështet Shoqatën ELA, një organizatë jofitimprurëse evropiane që ndihmon në luftimin e leukodistrofisë, një gjendje e rrallë gjenetike dhe shpesh fatale e trurit që prek fëmijët, të miturit dhe të rriturit.

Të përfshira janë kostumi i skive i personalizuar i Driver, i dizajnuar nga Peuterey Luxury Skiwear, një golf me thurje Arran dhe çizme Sorel të veshura me gëzof krem. Ndërsa veshja e jashtëzakonshme e Gaga-s përfshin një xhaketë vintage Gucci, golf të zi kashmiri, pantallona të bëra me porosi, çizme Sergio Rossi, rrip Gucci vintage, kapele me gëzof lepuri dhe bizhuteri të personalizuara Pikkio Bijoux.

Oferta për kostumin e Driver fillon nga 2,000 euro, ndërsa e Gaga-s fillon me 4,000 euro, të dyja vlerësohet të shiten për mbi 10,000 euro. Ankandi tani është i hapur dhe mbyllet më 14 dhjetor 2021. Për shkak të fushatës ‘Academy Award’ të “House of Gucci”, pjesët nuk do të jenë menjëherë të disponueshme për blerësit, ndërsa bëjnë turneun e tyre, por do të dërgohen tek ata në fillim të vitit 2022.

Rikujtojmë, se Lady Gaga së fundmi u shpall aktorja më e mirë për vitin 2021 për interpretimin e saj në filmin e “House of Gucci”. Kjo është padyshim një vazhdim i rrugës së saj të nisur që në vitin 2018 kur ajo u nominua për ‘Oscar’ për çmimin e ‘Aktores më të Mirë’ në filmin ‘A Star Is Born’ dhe tani Gaga luan rolin e Patrizia Reggiani, e cila u dënua për komplotimin e vrasjes së ish-bashkëshortit të saj Maurizio Gucci.

Të gjithë kritikët e “House of Gucci” e quajtën performancën e Gaga-s të jashtëzakonshme, argëtuese dhe në fund prekëse. Rikujtojmë gjithashtu se vila Balbiano, njëkohësisht dhe vendi i xhirimeve për shtëpinë e Aldo Gucci në filmin ‘House of Gucci’ do të jetë në dispozicion për t’u rezervuar në Airbnb muajin e ardhshëm.