Celebrities Gossip Showbiz

Veshur me të bardha, Nora Istrefi na mahnit me fotosesionin më të fundit!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me daljet e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Së fundmi, këngëtarja seksi ka befasuar sërish. Pak më parë ajo ka publikuar disa foto nga fotosesioni i saj më i fundit për një revistë dhe teksa është shfaqur e veshur e gjitha me të bardha duket si një zonjë e vërtetë.

Këngëtarja gjithmonë na befason me ‘look-un’ e saj dhe para disa ditësh u shfaq shumë provokuese veshur nga miku i saj më i mirë dhe njëkohësisht, stilisti i njohur Valdrin Sahiti. 

Kujtojmë se, Nora para katër muajve ka publikuar këngën e saj të fundit në bashkëpunim me Melinda Ademin dhe Gjikon. ‘Ay Caramba’ është pëlqyer shumë nga ndjekësit duke numëruar plot 17 milion klikime.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë dy vite tashmë që i kanë dhënë fund martesës së tyre, e sigurisht duhet përmendur që ndarja e tyre duhet të jetë shembull për shumë çifte të tjera të showbiz-it. Dhe pas përfundimit të marrëdhënies së tyre ata kanë ruajtur raporte shumë të mira, kjo dhe për faktin se së bashku kanë dhe një vajzë të quajtur Renee. Dyshen e kemi parë të frekuentohen shpesh dhe pas ndarjes, qoftë në pushime apo dhe në shtëpi duke kaluar kohë me familjarët e tyre.