Aktualitet Sport

Vetëm 1 kg larg medaljes se bronztë, Briken Calja renditet i katërti në Lojrat Olimpike!

Sot ishte radha e Briken Caljes për të përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Tokios. 31-vjeçari garoi në stilin e shkëputjes dhe e mbylli garën me 151 kg, në vend të shtatë. Calja nuk ia doli në provën e parë me 151 kg, peshë të cilin arriti ta mbaj lart në provën e dytë. Në provën e tretë Calja provoi me 155 kg për tu futur në treshen e parë por nuk arriti të dërgonte shtangën lart.

Në stilin e shtytjes peshëngritësin nga Elbasani çoi 190 kg  në provën e tretë.Pavarësisht se i dëmtuar, Calja zhvilloi një sfidë me shumë shpirt dhe sakrificë. Në stilin e shtytjes, Calja kaloi me sukses provën e parë me 184 kg ndërsa në të dytën nuk arriti të mbaj lart peshën 188 kg. Në provën e tretë, Calja arriti të mbaj lart peshën 190 kg duke siguruar në këtë mënyrë vendin e katër në Lojërat Olimpike.

Sportisti kuqezi e mbylli dygarëshin me 341 kg të ngritura, duke u renditur në vend të katërt. Calja ishte vetëm 1 kg larg medaljes se bronztë.