Celebrities Gossip Showbiz

Vetëm ‘dikush’ shumë special ka të drejtën ‘t’i qëndrojë mbi shpinë’ Yll Limanit!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Së fundmi këngëtari ka postuar në ‘Instastory’ një video me maçokun e tij, Loki, të cilin e adhuron dhe më parë është shprehur se i zbukuron ditën dhe jetën. Por në këtë video shumë interesante kanë qenë ato çfarë Ylli ka shkruar, pasi tregon se  asnjë tjetër përveç këtij katërputroshi ka të drejtën që t’i qëndrojë mbi shpinë.

 

Artisti shpesh na surprizon me projekte të reja muzikore e padiskutim që për këtë sezon veror për Yll Limanin akoma është fillimi. Së fundmi këngëtari ka postuar në ‘Instastory’ një video nga një studio muzikore duke regjistruar këngën e re, ku ka treguar kështu se është duke përgatitur një surprizë tjetër për fansat, e cila shpresojmë të publikohet së shpejti.