Celebrities Gossip Showbiz

Vetëm disa ditë pasi shpalli fejesën, Britney Spears “kapet mat” me të fejuarin e saj…

Këtë të premte, këngëtarja amerikane Britney Spears, u fotografua në Los Angeles së bashku me të fejuarin e saj Sam Asghari teksa bënin një shëtitje me makinën e saj të tipit Benz. Ylli i popit e ka kuptuar se po fotografohej në atë moment dhe ka reaguar duke buzëqeshur drejt kamerës. Çifti u shfaq tepër i lumtur teksa u panë duke ecur me makinën luksoze të Britney. Kjo fotografi u bë vetëm disa ditë pasi Sam ndau lajmin në llogarinë e tij në Instagram, se Britney kishte pranuar propozimin, ku tregonte gishtin e unazës. Spears u fotografua me flokët e saj të gjata bjonde, të shpurpuritura nga era dhe si aksesor mbante një palë syze dielli shumë stil.

Sam dhe Britney u njohën për herë të parë në tetor të vitit 2016, kur ajo xhiroi klipin e këngës së saj “Slumber Party”.  Para se të njihej me aktorin 27-vjeçar, në vitin 2004 Britney u martua me Jason Alexander, megjithëse martesa e tyre u anulua pas vetëm disa ditësh. Ajo më pas nisi një lidhje me reperin dhe balerinin Kevin Federline dhe të dy u fejuan pas tre muajsh lidhje. Spears dhe Federline u martuan në muajin shtator të vitit 2004. Britney dhe Kevin mirëpritën djalin e tyre të parë Sean Preston në vitin 2005 dhe në vitin 2006 Britney lindi Jayden. Ata u divorcuan në vitin 2007 dhe po atë vit ajo u takua për pak kohë me producentin e muzikës J.R. Rotem. Më pas, Britney filloi një romancë me Sam në vitin 2016 pasi ata u takuan në xhirimet e videoklipit të saj të “Slumber Party”.

Spears dhe Ashgari fillimisht e mbajtën lidhjen e tyre të fshehtë, derisa vendosën ta bënin zyrtare nëpërmjet postimeve të tyre në rrjetin social Instagram. Ata u shfaqën së bashku në premierën e “Once Upon A Time In Hollywood”, teksa parakalonin në tapetin e kuq. Asghari i qëndroi pranë partneres së tij, pikërisht kur ajo kishte më shumë nevojë, për marrjen e kujdestarisë dhe ajo herë pas here na rrëfen se sa mbështetës ka qenë ai, sidomos në këtë çështje. Në fillim të këtij muaji, çifti ndezi thashethemet për një fejesë të mundshme kur Ashgari u pa duke parë për unaza në një dyqan Cartier në Beverly Hills. Fotografitë e një unaze ku ishte gdhendur emri me të cilin përkëdhel Sam Britney-n, “Lioness”, u shfaqën më vonë në InstaStory-t e aktorit, megjithëse ai pretendonte se nuk i kishte postuar vetë. Sidoqoftë, të dy më vonë konfirmuan se ishin fejuar dhe Ashgari ndau një fotografi të unazës së fejesës së gruas së tij të ardhshme në llogarinë e tij në Instagram.

Një burim kohët e fundit foli për “People” duke zbuluar për mediat se dyshja tanimë po planifikonte marrëveshjet e tyre para martesës. Një tjetër burim, vuri në dukje se babai i saj Jamie Spears, pas kontrollit 13-vjeçar, paraqiti kërkesën që i jep fund kujdestarisë ligjore mbi asetet e së bijës. Burimet treguan se:

Jamie është duke punuar në gjetjen e një avokati të mirë për ta bërë këtë paraprakisht. Për shkak se përfshin financa dhe ai është ende zyrtarisht konservator i pasurive të Britney, ai po zbulon detajet.