Celebrities Gossip Lajmet e fundit Music Showbiz

Vetëm fillimi për Yllin, këngëtari paralajmëron projektin e radhës!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbiz-in shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut.

Artisti shpesh na surprizon me projekte të reja muzikore e padiskutim që për këtë sezon veror për Yll Limanin akoma është fillimi. Së fundmi këngëtari ka postuar në ‘Instastory’ një video nga një studio muzikore duke regjistruar këngën e re, ku ka treguar kështu se është duke përgatitur një surprizë tjetër për fansat, e cila shpresojmë të publikohet së shpejti.

Kujtojmë  se së fundmi me anë të disa postimeve në ‘Instastory’ vëllezërit Veshaj kanë drekuar me këngëtarin shumë të njohur dhe të dashur për publikun Yll Limanin. Nuk e dimë nëse ky mund të jetë një takim miqësie ose mund të ketë një bashkëpunim në muzikë mes binjakëve dhe Yllit apo mos ndoshta këngëtari është i ftuari i rradhës në episodin e rradhës të emisionit tashmë shumë të komentuar “Më lër të flas”. Shpresojmë që artistët të jenë duke përgatitur një surprizë për të gjithë ndjekësit e tyre.

‘A Live Night’ është programi më i ri i nisur në Top Channel, ku Ylli ka performuar në episodin e dytë. Artisti performoi dhe rrëfeu gjëra që nuk i kishim dëgjuar kurrë më parë në një intervistë shumë ndryshe për jetën e tij, fëmijërisë dhe muzikës.