Celebrities Gossip Showbiz

Vetëm një javë pas publikimit të projektit më të fundit, 2Ton duket se nuk ka të ndalur!

2Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai publikon.

Së fundmi, 2Ton kishte paralajmëruar një këngë të re, vetëm një javë pasi publikoi projektin më të fundit ‘M’lujte’. E pak më parë, ai lajmëroi me anë të një Instastory surprizën e tij të ardhshme teksa shfaqet në studio ku duket pranë mikrofonit për të inçizuar edhe zgjodhi të mos na japë më shumë detaje.

Një postim i reperitnë Instastory-n e tij duket paksa ‘thumbues’ për artistët e rinj. Teksa një mik i tiji ka shpërndarë një video të reperit teksa performon pak nga kënga e tij më e re që pritet të publikohet, krahas ka shkruar: “Të tjerët shkojnë e vijnë, ti mbetesh i paprekshëm!” Mesa duket 2Ton është shumë dakord me këto fjalë pasi i ka ripostuar në Instastory-n e tij.