Celebrities Gossip Showbiz

Vetëm një ‘look’ në klipin e Dhurata Dorës ka kushtuar mijëra euro…

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell.  E vetëm një ditë më parë na erdhi një surprizë nga Dhurata.

Pak më parë këngëtarja ka lançuar këngën e saj më të re me titull “Sa m’ke mungu’, një këngë padyshim dashurie. Mirëpo, këtë herë nuk do të merremi me këngën, por me një prej ‘look-eve’ në videoklip të bukuroshes. Bëhet fjalë për kostumin ‘Gucci’ dhe një unazë ‘Cartier’, i cili ka kushtuar jo pak, por mbi 9 mijë euro.

Këtë e ka bërë me dije me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në Instagram faqja ‘shqip.closet’ që është një nga faqet që merren me sa paguajnë të famshmit tanë për daljet e tyre publike.

Ndërkohë është përfolur gjithashtu për një bashkëpunim mes Dhurata Dorës dhe Ledri Vulës. Gjithçka që dihet për këngën, sipas këtyre burimeve është se ata e kishin planifikuar me kohë këtë bashkëpunim, por planet janë shtyrë falë pandemisë. Ende nuk dihet një datë publikimi, zhanri apo titulli i duetit, megjithatë ne jemi në pritje për konfirmimin dhe detajet e vetë artistëve.

Nëse realizohet, ky do të jetë bashkëpunimi i parë mes dyshes, pasi ata nuk kanë realizuar projekte muzikore më para në karrierën e tyre. Ledri dhe Dhurata përpos miqësisë si artistë kanë edhe një lidhje tjetër mes tyre, pasi partnerja e reperit është shoqe e ngushtë me këngëtaren prej vitesh dhe atë shpesh e kemi parë edhe në festat familjare të çiftit. Dhurata gjithashtu poston shpesh foto me vajzën e tyre, Poem Blu duke treguar marrëdhënien tepër të afërt me ta.