Bota Film & Tv

Vetëm për një ofendim, aktorja e njohur turke rrezikon burgun!

Aktorja e njohur turke Farah Zeynep Abdullah pritet të përballet me një dënim prej 2 vitesh e 4 muajsh heqje lirie. Akuza që mund ta cojë atë në burg është ofendimi me “mesazh audio, me shkrim apo video”. Aktorja pretendohet se ka ofenduar efektivin Musa Orhan, i cili pretendohet se ka sulmuar seksualisht 18 vjeçaren Ipek ER, që pas agresionit, kreu vetëvrasje.

Zeynep kishte shkruar në rrjetet sociale në mbrojtje të aktores Ezgi Mola, e cila kishte bërë postime kundër Orhan dhe dhunës ndaj grave, një fenomen ky i konsideruar një plagë e shoqërisë turke. Ezgi Mola është vetë aktualisht në gjyq për fyerje ndaj Musa Orhan. Farah thotë në deklaratën e dhënë në prokurori se kallëzimi penal i Musa Orhanit është thjesht dashakeq dhe synon përfitim financiar.