Celebrities Gossip Showbiz

“Vetëm ty…” Me një puthje tejet romantike krah Adis Patushit, Fifi na ‘shkrin zemrat’!

Fifi padyshim që është një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe këngët e saj shumë të ndjera që prekin zemrat e publikut kthehen menjëherë në hite. Së fundmi, Fifi është përfolur edhe për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” dhe është komentuar shumë herë për jetën e saj personale. Ajo gjithmonë ka bërë kureshtarë fansat edhe pse nuk tregoi asnjëherë nëse është apo jo në një lidhje dashurie, derisa bukuroshja e zbuloi vetë pak ditë më parë ku gjatë një koncerti Fifi shihet teksa i dhuron një puthje partnerit të saj të ri, Adis Patushi , teksa i gjithë publiku brohoriti për çiftin e ri duke thënë në fillim “puthe”.

Mirëpo, duket se pas jehonës së madhe që pati deklarimi i çiftit në publik, tanimë dyshja nuk kanë problem të tregojnë se ndajnë shumë kohë me njëri- tjetrin dhe të postojnë bashkë në rrjete sociale.

Disa orë më parë Fifi ka shpërndarë disa foto me Adisin, madje nuk na e kanë kursye as një puthje shumë romantike, teksa krahas këngëtarja i ka dedikuar atij fjalët më të bukura.

Përtej gjithësisë , me ty  vetëm ty

Adis Patushi nuk është pak i njohur për publikun, pasi ky i fundit është ish- partneri i modeles së njohur Adrola Dushit me të cilën ka dhe një djalë.