Celebrities Gossip Showbiz

“Veten e lë keq dhe ty nuk të humb!”, Ledjana tregon publikisht ndjenjat për partnerin e saj

Aty ku dukej se gjërat po shkonin shumë mirë mes saj dhe Mevlanit, dyshja i dha fund lidhjes së tyre duke u treguar shumë të paqartë për shkaqet. Megjithatë, duket se ish- konkurrentja e “Për’Puthen” e kaloi shpejt këtë situatë dhe duket të ketë gjetur shpirtin e saj binjak.

Këtë gjë mund ta themi nga dedikimi i dashurisë që Ledjana ka bërë në një postim të sajin në Instagram duke mos ngurruar të shprehë qartazi ndjenjat e saj.

Veten e lë keq dhe ty më nuk të humb.

https://www.instagram.com/p/CShKNS2j5rX/?utm_source=ig_web_copy_link

Epo, Ledjana duket të jetë e dashuruar kokë e këmbë!

Jo vetëm kaq, por para pak ditësh ajo zbuloi për fansat e saj se është e dashuruar pasi u pyet se si ndihet ish- konkurrentja e “Për’Puthen”.

Ndjehem e dashuruar, kam ndjenja të përziera.

Së fundmi ku po përflitet shumë për një lidhje mes Mevlanit dhe Aristelës, fansat e ish- çiftit duket se e kanë të vështirë ta pranojnë që ata mund të krijojnë lidhje të reja tanimë që janë ndarë. Rreth kësaj ka reguar Ledjana duke shprehur mospëlqim për ndërhyrjen në jetën private të Mevlanit.