Celebrities Gossip Showbiz

Victoria Beckham është fansja e tij më e madhe… Zbuloni komentin e saj te fotoja e David!

Ai aktualisht po kalon një kohë cilësore me familjen e tij në Florida. Por, duket se David Beckham vazhdoi me rutinën e tij të fitnesit ndërsa ndau një foto pa këmishë të vetes duke bërë një ushtrim në palestër të hënën. Ish-futbollisti shfaqi fizikun e tij, ndërsa gruaja e tij Victoria ndau vlerësimin e saj për foton teksa komentoi ‘Uau!’.

Babai i katër fëmijëve iu rikthye rutinës së rregullt të stërvitjes pas periudhës festive. David kishte veshur një palë tuta të zeza në foto teksa shfaqte tatuazhet e tij të shpinës dhe krahëve. Kujtojmë, se kjo vjen pasi Victoria u dha fansave një paraqitje të shkurtër të jetës së saj familjare teksa ndau disa foto intime nga pushimet e saj të fundit në Florida në Instagram të dielën.

Çiftit iu bashkuan fëmijët e tyre dhe prindërit e Victoria, Anthony dhe Jackie Adams teksa pushonin. Një foto e shfaqi Victoria duke pozuar në superjahtin prej 5 milionë paundësh të David, të quajtur “Seven”. Ish-anëtarja e “Spice Girl” rijetoi disa momente të lumtura nga pushimi i tyre teksa niseshin nga Miami për një lundrim rreth Florida Keys, duke shkruar:

Duke krijuar kujtime familjare nën rrezet e diellit.

Ish-futbollisti shijoi lundrimin e tij të parë në varkë me Victoria dhe familjen e tyre, përfshirë prindërit e saj, Anthony dhe Jackie Adams. David e ka quajtur superjahtin, “Seven”, sipas numrit të fanellës së ish-lojtarit të Anglisë dhe emrit të mesëm të vajzës së tij dhjetëvjeçare, Harper.