Celebrities Showbiz

Victoria Beckham është kaq e lumtur për vajzën e saj! Ja se pse…

Stilistja e njohur Victoria Beckham ka zbuluar se vajza e saj e vogël 10-vjeçare Harper, i është nënshtruar një provimi të rëndësishëm 11+. Ish-anëtarja e grupit muzikor “Spice Girls”, e ndau lajmin në InstaStory në Instagramin e saj, duke shpërndarë një foto të ëmbël të vajzës duke mbajtur një buqetë të bukur me lule pranë mbishkrimit:

11+ mbaroi!

11 Plus është një provim përzgjedhës i shkollës së mesme, i cili jepet nga nxënësit e shkollave fillore të klasës së pestë dhe gjashtë që dëshirojnë të ndjekin shkollën e ciklit të lartë në të ardhmen. Testi përdoret për të identifikuar më të aftët nga ana akademike në një klasë. Stilistja shtoi gjithashtu një seri emoji-sh në foto, duke lënë të kuptohet për punën e palodhur që bëri Harper dhe lehtësimin që ajo ndjeu tani që provimi u përfundua.

Postimi i Victoria-s erdhi disa orë pasi ajo zbuloi listën e saj të këngëve për Krishtlindje. Ylli i “Spice Girls” i dha “Spotify” këngët e saj të preferuara festive, me këngën e Spiller dhe Sophie Ellis Bextor – Groovejet (If This Ain’t Love), 21 vite pasi kënga mposhti bashkëpunimin e Truesteppers dhe Dane Bowers me këngën “Out Of  Your Mind” dhe zuri vendin e parë.

Diku tjetër në listën e 28 këngëve, të kuruara nga DJ i famshëm Fat Tony, Victoria Beckham kujtoi kohët e saj në grupin “Spice Girls” me dy këngë, “Spice Up Your Life” dhe “Viva Forever”. Këngëtarja gjithashtu rikujtoi mikun e saj të ndjerë George Michael, i cili vdiq në ditën e Krishtlindjes në vitin 2016, me këngën e tij të vitit 1990, “Praying For Time” së bashku me Wham.

Rikujtojmë se, David Beckham kishte një gërvishtje të madhe në hundë pasi vajza e tij Harper e kafshoi ndërsa ai e guduliste. Duke postuar në Instagram të hënën, 46-vjeçari ndau një selfie pa fanellë duke treguar qartë një prerje të freskët në fytyrën e tij. Pavarësisht nga lëndimi i tij, ai bëri shaka në mbishkrimin krahas imazhit:

Shënim për veten, kur gudulisni vajzën tuaj, mos e vendosni hundën pranë gojës së saj.