Celebrities Fashion Showbiz

Victoria Beckham prezanton koleksionin më të ri të veshjeve, kësaj rradhe me një çmim shumë të përballueshëm!

Victoria Beckham, një nga stilistet më të njohura dhe një ikonë e padiskutueshme e modës, sapo ka nxjerrë në treg koleksionin e saj më të ri. Dhe lajmi i mirë i gjithë kësaj është se çmimet janë shumë të përballueshme dhe kushdo prej nesh mund t’i blejë ato.

Ish-ylli i “Spice Girls”, duke qenë një biznesmene shumë e zgjuar si dhe një stiliste, Victoria më parë është bashkuar me kompani si Reebok, Target dhe Estée Lauder për t’u dhënë fansave një qasje më miqësore në lidhje me buxhetin, por duke nisur këtë javë ajo është futur në arkivat e saj për të dalë në një ofertë më unike dhe më të përballueshme nga shumica e njerëzve.

Është fjala për koleksionin e saj më të ri të veshjeve, të përbërë prej 25 pjesësh. Këtu përfshihen pulovra dhe triko të përshtatshme për sezonin e vjeshtës, fustane elegante apo këmisha me materiale të tilla që i rezistojnë gjatë kohës. Victoria është kujdesur që të përdorë një gamë shumë të larmishme ngjyrash, ku mbizotërojnë e verdha, e kaltra, nuancat e kafes dhe e gjelbërta. Stilistja u shpreh lidhur me këtë koleksion se:

Ky bashkëpunim ishte një mundësi e mrekullueshme për ne që të ripërdornim pëlhurën e tepërt në një mënyrë të re, emocionuese. Ne jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave në të cilat mund të jemi më të përgjegjshëm me koleksionet tona dhe të sfidojmë veten në mënyrë krijuese. Ky bashkëpunim na lejoi të bëjmë të dyja ato gjëra që janë vërtet emocionuese për ne si markë. Është një festë e së kaluarës sonë me një qasje të të menduarit për të ardhmen.

Rikujtojmë se, dyshja legjendare, David dhe Victoria Beckham janë një nga çiftet e rralla të showbiz-it që lidhja e tyre ka zgjatur prej më shumë se 20 vitesh. Ata shfaqen gjithmonë shumë të dashuruar dhe janë admiruar nga fansat jo vetëm për dashurinë ndaj njëri-tjetrit, por edhe për stilin e të veshurit. Së fundmi, gjatë një interviste në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, stilistja e suksesshme ka zbuluar se pse ajo dhe David vishnin shumë veshje të njëjta në fillimet e lidhjes së tyre.