Celebrities Fashion Showbiz

Victoria Beckham sapo na provoi me këto foto se gjithmonë ka qenë një ikonë mode!

Të gjithë mund të biem dakord se Victoria Beckham ka qenë gjithmonë me shumë stil në veshjet e saj dhe cilësohet si një ikonë mode. Stilistja dhe ish-pjesëtarja e grupit muzikor “Spice Girls”, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto në nder të Ditës Ndërkombëtare të Qenve.

Victoria i shoqëroi fotot me një mbishkrim duke bërë shaka me veten e saj. Në foton e parë ajo shihet me një kapëse në formë bananeje në flokët e saj, e cila ka qenë shumë në modë në atë kohë. Victoria vuri në dukje se ky aksesor tashmë është rikthyer sërish në modë dhe ajo tha se gjithmonë ka qenë dikush që ka vendosur trende mode.

Fotoja e dytë e Victoria-s, shfaq atë duke shëtitur tre qenushë të vegjël. Ajo shpjegoi se ka marrë pjesë në shfaqjen e qenve “Goffs Oak”. Ajo ju referua këtij kompeticioni ndërkombëtar për qentë të mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar, duke shkruajtur me shaka:

Unë isha drejt rrugës për t’u bërë një trajnuese qensh para se të bëhesha një këngëtare me “Spice Girls”. 

Rikujtojmë se, “Spice Girls” ribashkohen për herë të parë në më shumë se një vit për të punuar në lançimin e projektit të tyre të ardhshëm. Grupi i famshëm i vajzave u takua në Londër për të xhiruar pjesët për projektin e tyre të ardhshëm në internet, megjithatë 47 -vjeçarja Victoria Beckham, e cila aktualisht është në Miami, nuk ishte e pranishme dhe është shprehur se nuk ka dëshirë të jetë e përfshirë.