Celebrities Gossip Showbiz

Victoria Beckham uron miken e saj Emma Bunton në mënyrën më të ëmbël!

Victoria Beckham ka shpërndarë disa foto të saj dhe Emma Bunton për të festuar ditëlindjen e saj të 46-të. Nëna e katër fëmijëve postoi në faqen e saj në Instagram për të shënuar këtë ditë të veçantë duke shfaqur një seri fotosh të vjetra, kryesisht nga ditët e tyre në “Spice Girls”.

47-vjeçarja postoi në rrjetet e saj sociale për të ndarë një video e cila filloi me një foto të ëmbël të Emës dhe Victoria-s që qëndronin krah për krah. Dyshja mbërthyen krahët rreth njëra-tjetrës teksa rrezatonin për kamerën. Ema ishte me një fustan me ngjyrë blu të zbehtë të kombinuar me çizme të bardha deri tek gjuri dhe flokët e saj bjonde platin.

Victoria qëndron përkrah e veshur me një fustan teksa përqafoi shoqen e saj. Emma i përmbahet pseudonimit të saj ‘Baby Spice’ në foto, ndërsa Victoria u ul pranë saj duke qeshur. Victoria postoi një tjetër foto ku dy yjet bashkë me Melanie Brown dukeshin sikur po kalonin kohën më të mirë të jetës së tyre. Duket se grupi vazhdimisht argëtohej në fillimet e tyre, gjë që mund të shihet përmes përzgjedhjes së fotografive që Victoria zgjodhi të postonte. Victoria i ka shkruar postimit të ditëlindjes:

Gëzuar ditëlindjen @emmaleebunton! Shumë kujtime të mrekullueshme së bashku. Ne të duam shumë! Puthje.

Ema la një koment të ëmbël duke falenderuar shoqen e saj, duke thënë:

Më e mira! Ju dua shumë të gjithëve.