Celebrities Gossip Showbiz

Video është bërë virale, Don Xhoni përfshihet në një sherr në Bruksel!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Shpesh, Xhonatani na ka treguar natyrën e tij impulsive duke mos kursyer shpesh as thumbat apo ofendimet për ata që i dalin kundër. Së fundmi duket se reperi është gjendur në një situatë jo shumë të mirë, ku nga një video që po qarkullon në rrjet ai duket teksa mbahet nga bodyguard-ët pasi po tenton të qëllojë një tjetër djalë të panjohur për publikun.

Video është filmuar nga një club nate që ndodhet në Bruksel. Ne urojmë që të mos ketë asgjë serioze dhe çdo gjë të jetë sheshuar mes djemve.

Vetëm pak muaj ka nga lançimi i projektit të tij më të fundit në bashkëpunim me këngëtarin dhe mikun e tij Butrint Imeri. ‘Corazon’ një këngë e cila padyshim theu çdo rekord duke numëruar miliona klikime në vetëm pak ditë. E duket se edhe pas një suksesi kaq të madh, reperi nga Drenica nuk e njeh se çfarë është pushimi duke na sjellë një tjetër surprizë.

Bëhet fjalë për këngën e tij më të re ‘Crypto’ që ka vetëm pak ditë që është publikuar. Me një videoklip shumë të veçantë që Xhonatani na e kishte paralajmëruar prej ditësh, ai ka arritur të ketë plot 1 milion klikime në vetëm 24 orë.