Sport

Video/ Kundërshtari e provokon me puthje, Florian Marku i vendos duart në fyt

Florian Marku do të ndeshet me 2 prill në orën 20:00 me boksierin Kris Xhenkins. Në seancën tradicionale të peshimit para sfidës së nesërme gjakrat janë nxehur mes 2 boksierëve, me Markun, i cili pas provokimeve të kundërshtarit ka reaguar duke i vendosur duart të fyt atij.

Në video shihet sesi 2 boksierët pas një shkëmbimi fjalësh mes njëri-tjetrit fillojnë të afrohen, me Xhenkins që simbolizon shenjën e një puthje ndaj Markut.

Pas këtij veprimi kampioni kuqezi ka reaguar ashpër duke shkaktuar një situatë në të cilën u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të ndarë dy boksierët.

Këto janë lojëra psikologjike të cilat Marku i bën zakonisht pasi boksieri shqiptar e di mirë se ndeshja nis që jashtë ringut. Në këtë rast, Jenkins nuk i duroi fjalët e Markut dhe vendosi ta provokonte duke i “dhuruar” një puthje, e cila bëri që shqiptari ta shtynte kundërshtarin ndërsa menjëherë u desh ndërhyrja e sigurisë të cilët bënë të mundur që shfaqja të shtyhet për ditën e nesërme dhe të mos konsumohej para kohe.