Tech

Video-lojrat mund të përmirësojnë shëndetin tuaj mendor?!

Nga një studim i bërë thuhet se, mesatarisht lojtarët kalojnë më shumë se 6 orë në javë duke luajtur lojra të ndryshme. Por, ndërsa luani shumë mund të shkaktoni lodhje të syve tuaj dhe shanset për të zhvilluar migrenë janë të mëdha. Lojrat në të vërtetë mund të kontribuojnë në shumë përfitime shëndetësore, pavarësisht efekteve të tjera anësore ato kanë. Ekspertët kanë zbuluar se lojërat mund të jenë të mira për shëndetin tonë. Më poshtë keni një listë të të gjitha pikave kryesore nga studimi.

Për të kuptuar nëse lojrat përmirësojnë shëndetin tonë mendor ose kanë një efekt pozitiv në jetën tonë të përditshme, u zgjodhën 33 njerëz nga mosha 55 deri 75-vjeç. Ata u ndanë në 3 grupe. Grupit 1 i’u kërkua të luante ‘Mario 64’ për 30 minuta në ditë, grupit 2 i’u dhanë mësime pianoje dhe grupit 3 nuk i’u caktua asnjë detyrë.

Rezultatet zbuluan se lojrat mund të ishin të mira për ne. Pas 6 muajsh, atyre i’u kërkua të bënin një skanim. Sipas raportit, vetëm individët që i përkisnin grupit 1, ata me detyrën e lojërave përjetuan një rritje të lëndës gri në trurin e tyre. Kujtesa e tyre afatshkurtër, si dhe shëndeti i tyre mendor u përmisuan.

U bënë më shumë kërkime për të mbështetur rezultatin. Në vitin 2014, një seri studimesh të ngjashme u kryen nga të njejtët studiues, por me të rritur më të rinj si subjektet e tyre. Atyre ju kërkua të luanin ‘puzzles 3D ‘ e lojëra logjike dhe ata gjithashtu treguan një përmirësim në trurin e tyre për shkak të lojrave.

Një studim tjetër i bërë nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë zbuloi se duke luajtur lojëra që janë të lehta mund të përmirësohet gjendja shpirtërore të një personi, të lehtësojnë ankthin dhe t’i qetësojnë ato. Ja se çfarë efekti kanë video-lojrat tek ju:

Video-lojrat mund të ndihmojnë në ndërtimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve tek fëmijët.
Ato mund t’ju ndihmojnë të lehtësoni dhembjen e shkaktuar nga sëmundje kronike.
Ata madje mund t’ju bëjnë më të zgjuar.
Lojëra si Tetris mund të ndihmojnë pacientët me trauma.