Sport

VIDEO/Totti nuk u beson syve, i shokuar nga goli i Bajramit në sekondën ’23: “Mos po talleni…”

Nedim Bajrami me golin e bukur të shënuar përballë Italisë është bërë pjesë e historisë së Kampionateve Europiane.

Tetovari mposhti Donnarummën pas 23 sekondash lojë, duke vendosur rekordin e veçantë të golit më të shpejtë në historinë e Europianeve.

Goli ishte aq i befasishëm sa la gojëhapur tifozerinë italiane. Legjenda e Romës, Francesco Totti, që po ndiqte ndeshjen me miqtë, nuk u besonte syve. “Mos po talleni, a është një montazh”, dëgjohet të thotë Totti, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)